Kompanitë e Maqedonisë do të mund të shfrytëzojnë repromateriale nga BE-ja, për prodhimin e produkteve të gatshme të cilat do të eksportohen në Kosovë, pa taksa doganore, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, kompanitë do të mund edhe të importojnë prodhime të gatshme nga Kosova, që gjithahstu janë të prodhuara duke shfrytëzuar repromaterialet e BE-së.
Zbatimi i kumulimit diagonal midis BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë ka filluar më 1 prill të këtij viti, pas zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, në kuadër të së cilës zbatohet Konventa rajonale për rregulla preferenciale paneuromesdhetare për prejardhme./Telegrafi/