Chelsea është duke menduar shkarkimin e Graham Potter në javët e ardhshme, pas rezultateve të dobëta.
Skuadra londineze shpenzoi mbi 700 milionë euro për transferime, por trajneri anglez nuk po arrin të nxjerr më të mirën nga ekipi.
Kështu, Blutë po e mendojnë shkarkimin e tij dhe të shikojnë sërish te Brightoni për trajner.
Chelsea po synon angazhimin e Roberto de Zerbit dhe Potter mund të rikthehet sërish aty ku ia mundësoi kalimin në Stamford Bridge, raporton Football Insider.
Italiani është një trajner që punon shumë me lojtarë të rinj dhe di si të nxjerr më të mirën nga ta, andaj edhe pronarët e Chelseat po kërkojnë një trajner të tillë.
Kontrata e tij skadon në vitin 2026, andaj mund të bëjnë një marrëveshje shkëmbi me Brightonin. /Telegrafi/