Gianluigi Donnarumma mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në një shkëmbim me Edinson Cavanin – raporton Mediaset Premium.
Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se do t’i shqyrtojë ofertat për portierin 19 vjeçar.
Ndërsa eksperti i futbollit dhe komentatori i njohur, Carlo Pellegatti, ka deklaruar se Donnarumma do të largohet nga Rossonerët gjatë verës.
Raporti i portierit me tifozët është zbehur pas gabimeve në finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit dhe gjatë barazimit ndaj Atalantas.
Ai u përpoq t’ua hidhte fanellën tifozëve ultras, mirëpo ata e refuzuan.
PSG i ka kërkuar vazhdimisht shërbimet e Donnarummas, ndërkohë që Cavani mund të përfshihet në marrëveshje.
Do të ishte një rikthim i 31-vjeçarit në Serie A, ku ka luajtur me Palermon dhe Napolin. /Telegrafi/