Në afatin kalimtar veror mund të ndodh njëri nga shkëmbimet më të mëdha në botën e futbollit.
Barcelona e dëshiron me çdo kusht në skuadër mesfushorin italian, Marco Verrati, por klubi parisien nuk duan të heqin dorë nga ai.
Megjithatë, sipas Yahoo, Barcelona është e gatshme të ndahet me Neymarit në mënyrë që të transferoj mesfushorin e Paris Saint-Germain, përcjell Telegrafi.
Raporti thotë se PSG ende nuk i janë përgjigjur propozimit të Blaugranës, por kanë qenë në kontakt me agjentin e Neymarit për një lëvizje të mundshme.
Në rast se ky shkëmbim ndodh atëherë do të ishte ndoshta më i madhi në histori të botës së futbollit. /Telegrafi/