Site icon Telegrafi

Shkëmbim i bujshëm mes Juventusit dhe Bayernit

Mesfushori brazilian, Douglas Costa nuk po shkëlqen këtë edicion te Bayerni.

Kësisoj e ardhmja e tij pritet të jetë larg kampionëve të Gjermanisë.

Braziliani pritet të ndahet me Bayernin në verë, pasi ai ka thënë se nuk ndihet i lumtur në Munich.

E interesim të madh për anësorin ka shprehur kampioni i Italisë, Juventus që e dëshiron në verë.

‘Zonja e Vjetër’, ka propozuar Bayernit mesfushorin Kingsley Coman dhe një shumë prej 15 milionë eurove për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.

Ish-anëtari i Shakhtar Donetsk ka disa oferta edhe nga kampionati anglez ku Liverpool dhe Manchester United janë duke e kërkuar.

Por mediat gjermane janë të sigurta se Juve dhe Bayern do ta bëjnë këtë shkëmbim të bujshëm mes lojtarëve.

Kujtojmë që Coman është i huazuar nga Juventus te Bayern me të drejtë blerje nga ekipi gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version