Site icon Telegrafi

Shkëmbi konfirmon negociatat me Feronikelin

Trajneri shqiptar, Bledi Shkëmbi mund të vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës, por jo tek Liria e Prizrenit.

Bledi Shkëmbi, në një intervistë për Rtsh Sport, ka konfirmuar negociatat me klubin nga Superliga e Kosovës, Feronikelin.

Lexo po ashtu Vala Superliga i jep kuptim fjalës ‘Shqipëri Etnike’ – trajnerët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina

“Mesa duket do të largohem nga Liria, pasi nuk kemi të njëjtat kushte si në fillim”, ka thënë fillimisht Shkëmbi.

“Presidenti me të cilin kam firmosur kontratën është larguar, dhe tani janë njerëz të tjerë”.

“Kemi pasur edhe probleme financiare”.

Lexo po ashtu Tirana pas Shkëmbit, trajneri mohon gjithçka

“Interesim kam pasur nga Feronikeli, por ende asgjë konkrete”.

“Nuk e përjashtoj as ndonjë ekip në Superiore, pasi kërkesa kam, por gjithsesi ende herët për të folur”, përfundoi trajneri shqiptar.

Exit mobile version