Telegrafi

Shkëmbente mesazhe me tjetrën, derisa me partneren po priste ushqimin e porositur – pamjet bëhen virale në TikTok

Një burrë është zënë duke tradhtuar partneren, kur iu zbuluan mesazhet duke i shkëmbyer me një vajzë tjetër në aplikacionin për njoftime.

Për ironi ai po shkëmbente me një vajzë tjetër mesazhe në prezencë të partneres, por mjaftoi një video e publikuar që të zbulohet gjithçka, transmeton Telegrafi.

Një përdorues i TikTokut vërejti detajin kur çifti po prisnin në radhë për të marrë ushqimin e porositur në një restorant, e autori i videos po qëndronte prapa tyre kur pa burrin duke shkëmbyer mesazhe.

Pasi është ngadalësuar xhirimi, u zbulua se ai po përdorte aplikacionin për njoftime, dhe se ai shumë pranë partneres po shkruante me një tjetër.

Bëhet fjalë për aplikacionin Hinge, ku shumë persona që janë në kërkim të fatit regjistrohen dhe kërkojnë të duhurin/duhurën.

Videoja ka marrë mbi 120 mijë shikime, dhe prej momentit të publikimit është bërë temë diskutimi nga përdoruesit e TikTokut.

Pasi janë zmadhuar pamjet vërehej emri i një vajze – Katie e cila po tentonte të organizonte një takim me burrin që në ato momente ishte me partneren. /Telegrafi/

@hairbyparis #fyp #cheating #cheatingboyfriend #cheatinggirlfriend #foryoupage #singlelife #couple #CheetosReaperReactions #pride ♬ original sound – Queen P