Telegrafi

Shkëlzen Jetishi u kushton këngë punëtorëve shëndetësorë

Shkëlzen Jetishi (Foto: Youtube)

Shkëlzen Jetishi është njëri nga artistët e estradës shqiptare që ka argëtuar qytetarët përmes koncertit virtual.

I mbajtur në qytetin e Gjakovës, shumë prej qytetarëve patën rastin ta dëgjojnë atë nga ballkonet e shtëpisë së tyre.

Përpos këtij gjesti, Shkëlzen Jetishi tashmë ka lansuar këngën e re kushtuar punonjësve shëndetësorë, të cilët në kohë të pandemisë kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

“Infermieres sime” është titulluar projekti i ri, për të cilin janë përkujdesur kompozitori Florent Boshnjaku dhe tekstshruesi Sadik Llapashtica.

Në fillim të xhirimit të klipit, Xeni mbajti një fjalim në shenjë falënderimi për të gjithë mjekët dhe infermierët, teksa tregoi arsyet e realizimit të kësaj këngë.

Klipi është realizuar para Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse, ku afër tij shiheshin personali shëndetësor duke mbajtur masa mbrojtëse.

Artistë të ndryshëm kanë mbështetur projektin e tij, duke përfshirë edhe figura të njohura të sferave të ndryshme. /Telegrafi/