Shkëlzen Jetishi është artisti i radhës që ka mbajtur një performancë artistike në këtë periudhë të vetizolimit. Koncerti Xeni kishte filluar në një lagje të qytetit të Gjakovës, por që u ndalua për shkak të mosrespektimit të distancës.
Performanca e drejtpërdrejtë artistike më pas ka vazhduar në një ambient të mbyllur, duke u transmetuar drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.
Atyre iu është dashur që të bartin të gjitha pajisjet në një vend tjetër në mënyrë që të vazhdonin t’i argëtonin fansat.
Jetishin e shoqëroi edhe djali i tij, Korab Jetishi dhe Zenel Doli nën orkestrimin e grupit Buxhovi, të cilët dhanë një interpretim të shkëlqyer për qytetarët e Gjakovës dhe të gjithë dashamirët e muzikës së tyre.
Këngëtari solli disa nga hitet më të mëdha të karrierës së tij, të cilat kanë qenë kryesisht të zhanrit popullor e folklorik.
Yje të shumtë të estradës komentuan dhe vlerësuan performancën e tyre, që i bëri shumicën e tyre të largojnë mendjen nga pandemia globale. /Telegrafi/