Telegrafi

Shkelzen Jetishi mbledh të gjithë këngëtarët gjakovarë në xhirimin e klipit të ri (Foto)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Shkëlzen Jetishi – Xeni, shumë shpejt do të sjellë projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga ka përfunduar së incizuari, ndërsa këto ditë në qytetin e Gjakovës u kryen edhe xhirimet e klipit.

E veçanta e këtij projekti të këngëtarit do të jetë fakti se Xeni ka mbledhur brenda klipit miqtë e tij të përzemërt gjakovarë.

Realizues të klipit janë produksioni JOYmedia, ndërsa përmes rrjeteve sociale fansat kanë pasur mundësinë të njihen me disa prej skenave të klipit të ri të Xenit, ku nuk do të mungojnë miqtë e tij, muzikantë të njohur nga Gjakova si: Muhamet Sejdiu, Alban Shehu, Edi Furra etj.

Skenat janë xhiruar kryesisht në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës. /Telegrafi/