Telegrafi

Shkëlzen Gashi ndahet pas tri viteve me ekipin e Colorado Rapids

Foto: Colorado Rapids/Twitter

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi nuk do të jetë më lojtar i ekipit nga Mayor League Soccer, Colorado Rapids.

Pas tri viteve të kaluara në kampionatin amerikan të futbollit i njohur si MLS, Gashi nuk do të luaj më aty.

Është vet klubi i Colorado Rapids që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare se ka ndarë rrugët me sulmuesin e Shqipërisë.

Lexo po ashtu Nga Giovinco te Schweinsteiger e Rooney, 10 lojtarët më të paguar në MLS

“Klubi i futbollit Colorado Rapids njofton sot se sulmuesi Shkëlzen Gashi është vendosur të largohet nga klubi dhe është larguar nga lista aktive”.

“Ne duam ta falënderojmë Shkëlzenin për shërbimin e tij gjatë tre sezoneve të fundit dhe ne nuk i duam atij asgjë, por vetëm më të mirën”, thuhet në njoftimin e Colorados.

Edhe Gashi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar largimin e tij nga Rapids dhe për t’i falënderuar të gjithë rreth klubit për kohën e kaluar aty.

“Çdo kapitulli i vjen fundi. Falënderimet shkojnë për Colorado Rapids dhe tifozët e pabesueshëm të Rapids96 për besimin dhe mbështetjen e tyre gjatë 3 viteve të mia në klub! I dëshiroj ekipit një sezon fantastik”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Gashi ka shënuar 13 gola dhe gjashtë asistime në 64 paraqitje, ndërsa sezoni i ri për Rapids fillon sot (e shtunë) me ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Timbers Portland. /Telegrafi/