Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë se e ka dëgjuar vetëm pjesën e parë të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Gashi tha se po kërkon përgjimin e plotë pa interpretim.
Më tutje, ai ka vazhduar duke pyetur se në cilat elemente është cenuar siguria kombëtare.
Por për sa i përket Listës Serbe, Gashi tha se atë e kanë krijuar qeveritë e kaluara, siç e cilëson ai ”regjimi i vjetër“.
Madje ka shtuar se disa ish-luftëtarë të UÇK-së kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kanë qenë të ”zhytur në krim“ me ta.
“Që u cenu aty siguria kombëtare, që u fol aty për luftëtarët e UÇK-së, e papranueshme si ajo paska fol për ish-luftëtaret e UÇK-së me kriminel si Radojçiqi e me deputetë. Është e rëndësishme me tha që Listën Serbe e kanë kriju regjimi i kalun dhe regjimi i kalun ka bashkëpunu me Listën Serbe”.
“Është e rëndësishme me potencu që këta luftëtaret e UÇK-së kanë bashkëpunu me ta sa kanë mujt e kanë qenë zhytur krim me ta për tërë dekadën që e kemi lërë pas”, ka deklaruar Gashi në Pressing të T7.