Site icon Telegrafi

Shkëlzen Gashi bëhet me klub të ri, do të luajë përsëri në futbollin zviceran

Pas nëntë muajve pa klub, Shkëlzen Gashi pritet të bëjë rikthimin e tij në futbollin zviceran.

Sulmuesi shqiptar ishte ndarë nga skuadra amerikane Colorado Rapids në mars të këtij viti.

Por ai deri më 31 dhjetor të vitit 2019 do të paguhet nga klubi amerikan, ndërsa nga 1 janari do të bëhet me skuadër të re.

31-vjeçari do të luaj përsëri në futbollin zviceran dhe ka arritur marrëveshje me ish-skuadrën e tij Aarau.

Lajmi është publikuar në mediat zvicerane që kanë konfirmuar se Gashi do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Aaraun.

31-vjeçari do t’i bashkohet projektit të klubit zviceran që synon të rikthehet në elitë pas shumë viteve mungesë.

Kujtojmë që Gashi më parë ka luajtur edhe për klube tjera zvicerane si Basel, Grasshoppers, Xamax, Zurich, Bellizona e Schaffhausen. /Telegrafi/

Exit mobile version