Derbi më i madh i Londrës, mes Arsenalit dhe Tottenhemit ka përfunduar pa fitues 1-1.
Por ajo që bije në sy në këtë takim, ishte shkëlqimi i dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Xhaka kishte notën më të madhe tek Arsenali dhe u vlerësua 7.3 aq sa edhe mbrojtësi i majtë Nacho Monreal.
Ndërkohë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi kishte një paraqitje të mirë dhe mori notën 7.00.
Gjithsesi futbollisti me notën më të madhe në këtë takim ishte belgu Moussa Dembele i Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/