Telegrafi

Shkëlqimi pas lëndimit të Lukakut, Interi i bën gati kontratën e re Dzekos

Edin Dzeko qëndroi te Interi përkundër se klubi dëshironte ta largonte atë gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë qëndrimi në Giuseppe Meazaa i ka bërë mirë lojtarit i cili po kalon nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion.

Lëndimi i Romelu Lukakut bëri që për Dzekon të jenë hapësira më ë mëdha dhe boshnjaku i ka shfrytëzuar ato.

Në 18 ndeshje zyrtare, Dzeko ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Por duke parë se lojtari është duke kaluar vitin e tij të fundit në kontratë dhe formën e mirë që po kalon, Interi po mendon t’ia rinovojë kontratën atij.

Sulmuesit nga Sarajeva pritet t’i ofrohet kontratë e re deri në vitin 2024 dhe Dzeko pritet ta pranojë atë pasi ndihet mirë në Milano.

35-vjeçari po kalon vitin e dytë të Interi dhe të tetin në Itali pasi për gjashtë sezone ishte pjesë e Romës. /Telegrafi/