Reperi Shkëlqim Berberi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“O moj bukuroshe” mban titullin kënga të cilën ai sapo e ka lansuar, e që është një ripërpunim i këngës së famshme të Nexhmije Pagarusha.
Ai ka shtuar edhe një repturë në referen, duke ia përshtatur melodisë së këngës.
Tekstin e kanë shkruar Shkelqim Berberi dhe Endrit Mehmeti, gjersa muzika është ripërpunuar nga Lyrics Master.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, regjinë e të cilit e ka realizuar Blerim Salillari.
Nga komentet e para në kanalin YouTube, duket se kënga është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/