Mesfushori i talentuar prizrenas, Esat Mala ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Partizanit.
Pas transferimit nga Ballkani i Therandës, Mala ka qenë futbollisti kryesor i Partizanit këtë edicion.
E falë paraqitjeve të mira ai ka marrë edhe ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë U21.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Partizanit.
“Esat Mala do të jetë pjesë e seleksionit kuqezi të 21 vjeçarëve, për përballjet miqësore që ekipi ynë përfaqësues do të zhvillojë ndaj Bosnje & Hercegovinës dhe Bjellorusisë në datat 28 Maj dhe 5 – 8 Qershor”.
“Trajneri i ekipit tonë përfaqësues U 21 Alban Bushi ka përfshirë orët e fundit në skuadër edhe mesfushorin e kuq për tre testet e radhës miqësore”.
“Mala për të parën herë do të veshë fanellën kuqezi të ekipit tonë përfaqësues U 21. Klubi i uron Esat Malës shumë suksese dhe një përfaqësim sa më pozitiv me fanellën kuqezi”, thuhet në njoftimin e Partizanit. /Telegrafi/