Barcelona ka fituar 4-0 kundër Osasunas në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Golat për katalunasit i shënuan Martin Braithwaite, Antoine Griezmann, Philippe Coutinho dhe Lionel Messi.
Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.21, me Osasunën që u vlerësua 6.16.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Griezmann që shënoi dhe asistoi nga një herë dhe u notua me 9.3.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Jon Moncayola me vlerësimin 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/