Telegrafi

Shkëlqen Stephen Curry, Golden State trumfon kundër Denverit (Video)

Stephen Curry ishte i dyshimtë për ndeshjen kundër Nuggets për shkak të një dëmtimi në dorë, por kjo nuk e pengoi të luajë në Denver të Colorados.

Golden State Warriros triumfuan kundër Denverit me rezultat të thellë prej 125:101.

Curry mbaroi përfundoi takimin me 33 pikë të shënuara, duke realizuar shtatë treshe në 13 përpjekje, transmeton Telegrafi.

Thompson shtoi 19 pikë, ndërsa Durant realizoi 18 dhe Green ndihmoi me 13 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=FNNPdHhzA64

Te Denveri, e cila pësoi disfatën e pestë kundrejt tre fitoreve, pothuajse asnjë lojtarë nuk ishte në diskonim për të luajtur.

Më efikas ishte kanadezi Jamal Murray, i cili shënoi 14 pikë. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Miami 95-98 Chicago

https://www.youtube.com/watch?v=p8mHNLsxbpk

Milwaukee 106-112 New Orleans

https://www.youtube.com/watch?v=MoiDPRbyDME

Sacramento 91-101 Los Angeles Lakers

https://www.youtube.com/watch?v=OgLFo49nyXw