Telegrafi

Shkëlqeu ndaj Sionit me një supergol dhe dy asistime, Edon Zhegrova zgjidhet ‘lojtari i javës’ në Superligën e Zvicrës

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së dytë në Superligën e Zvicrës, pasi shkëlqeu në fitoren e Baselit ndaj Sionit.

Baseli mposhti Sionin me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në kuadër të javës së dytë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pajtim Kasami (6’), Sergio Lopez (15’), Eray Comert (21’), Sebastiano Esposito (42’), Arthur (44’) dhe Zhegrova (55’).

Lexo po ashtu A është Lionel Messi apo Edon Zhgerova? Reprezentuesi i Kosovës driblon disa mbrojtës dhe shënon gol të bukur

Megjithatë, paraqitja e yllit të Kosovës, Zhegrova u vlerësua lartë pasi prishtinasi dhuroi edhe dy asistime.

Kjo paraqitje me notën maksimale 10 bëri që sulmuesi i Kosovës të zgjidhet si lojtari më i mirë i javës së dytë në Superligën e Zvicrës.

Është vet faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës që ka publikuar lajmin dhe fotografinë e Zhegrovës si lojtari më i mirë i javës. /Telegrafi/