Chelsea ka marrë edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Evropës.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri ka mposhtur lehtësisht 3-1 ekipin bjellorus Bate Borisov.
Vendasve iu mjaftuan vetëm dy minuta për të gjetur golin e parë në këtë sfidë.
Davide Zappacosta asistoi bukur për Ruben Loftus-Cheek i cili shënoi me një goditje të fuqishme për 1-0.
Mesfushori anglez realizoi golin e dytë personal në këtë takim në minutën e tetë pas një asistimi nga Willian.
Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide, edhe pse Chelsea kishte mjaftë raste tjera shënimi.
Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e vendasve të cilët sulmonin vazhdimisht.
Në minutën e 54-të, reprezentuesi anglez, Loftus-Cheek gjeti edhe golin e tretë duke kompletuar het-trikun.
Mysafirët ngushtuan epërsinë në 3-1 në minutën e 78-të, kur realizoi mbrojtësi ui djathtë Rios.
Kësisoj Chelsea vazhdon të mbetet në krye të Grupit L me nëntë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara.
Edhe ndeshjen e radhës londinezët do ta zhvillojnë përballë Bate Borisovit, por kësaj radhe në Bjellorusi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hJe5S5E1YxU