Xhudistet kosovare shkëlqejnë sërish në arenën ndërkombëtare.
Në Antalya të Turqisë, në garën Grand Prix,Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë siguruar finalen dhe njëkohësisht edhe njërën nga dy medaljet.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova zhvilloi dy luftëra, duke mposhtu në çerekfinale, xhudisten nga Kirgistani, Beldiagina. Ndërsa në gjysmëfinale e mposhti garuesen nga Mongolia Cebegbataar.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria mposhti në çerekfinale rivalen nga Izraeli Ariel Bezalel, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten turke Merve Tash.
Kjo është hera e parë, që në një Grand Prix të xhudos, arrijnë në finale dy xhudiste nga Kosova.
Finalet zhvillohen rreth orës 16:00.