Site icon Telegrafi

Shkëlqejnë Bale dhe Asensio, Reali triumfon kundër Romës

Real Madrid ka arritur edhe një fitore në kuadër të International Champions Cup.

Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve në stadiumin MetLife kundër Romës me rezultat 2-1.

Los Blancos e nisi më mirë lojën dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe goli i parë në këtë takim me karakter miqësor.

Marco Asensio (Getty Images)

Ishte Marco Asensio që i solli epërsinë mbretërve në minutën e dytë të ndeshjes pas një asistimi të Gareth Bale.

Ky i fundit u regjistrua në listën e realizatorëve në minutën e 15, kur shënoi gol pas një pasimi të saktë të Dani Carvajalit.

Në vazhdim të ndeshjes Julen Lopetegui dhe Eusebio di Francesco më shumë provuan skenat e tyre taktike.

Ata shfrytëzuan rastin të bënin shumë ndërrime të lojtarëve, ku së bashku bënë 21 zëvendësime.

Isco dhe Daniele De Rossi (Getty Images)

Te dyja ekipet në 45 minutshin e dytë të ndeshjes patën disa raste, por që në fund u shënua vetëm një gol.

Kevin Strootman vulosi rezultatin përfundimtar 2-1 pasi realizoi golin e parë dhe të vetëm të romakëve në të 83 minutë, kur mori një pasim të saktë nga ana e Patrick Schick.

Pas kësaj, Reali deri më tani ka gjashtë pikë në këtë turne gjersa Roma tre sosh. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MOeJbmk6Dnc

Exit mobile version