Në përpjekje që t’i shmangen arrestimit, disa shkelës të rendit e rendit po e shfrytëzojnë coronavirusin si armë, për t’ju shmangur arrestimit ata po i pështyjnë policët duke pretenduar se janë të infektuar me virus.
Deri më tani, për shkak të këtyre sjelljeve të bezdisshme, janë arrestuar katër persona, në raste të ndara në Kent dhe Dorset, transmeton Telegrafi.
Ky kërcënim, vjen në kohën kur në Britani të Madhe numri i të vdekurve nga pandemia ka arritur në 3,605, ndërsa mbi 38 mijë persona janë të infektuar, ndërsa nuk dihet se sa të tjerë ende janë të pa diagnostikuar.
Pamjet që janë marrë nga kamera që e kishte një polic në detyrë, e tregojnë një të ndaluar për vjedhje, që e pështyu policin në përpjekje që të ikte.
Mirëpo, ai e pësoi keq sepse polici megjithëse e prangosi, ia vuri një qese në kokë dhe më pas e futi dhunshëm brenda një qelie të makinës së policisë.
Ky është në mesin e disa prej rasteve, që deri më tani kanë vepruar në këtë mënyrë, ndërsa nuk ka ndonjë raport lidhur me policët që u konfrontuan me ta. /Telegrafi/