Telegrafi

Shkelen rregullat në komunikacion, gjobiten katër shofer në rajonin e Ferizajt

Kanë vazhduar aktivitetet e Policisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në komunën e Ferizaj.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe dje ka ndaluar 4 shofer në lokacione të ndryshme të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj 3 shoferëve që tejkaluan në vijë të plotë u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit, ndërsa ndaj një shoferi tjetër, policia inicioi fletëparaqitje për gjykatë dhe e përjashtoi nga komunikacioni ngaqë ai veç tejkalimit në vijë të plotë nuk e kishte të dhënë provimin për patentë shofer Ata në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/