Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitete e saja ne zbatim te vendimit te fundit te Qeverise se Republikës se Kosovës, të datës 28.08.2021.
Në realizim të masave te përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin e Qeverisë se Kosovës.
“Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar, dukë monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale.
Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë shqiptuar gjithsej 191 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Po ashtu gjate kësaj periudhe kohore janë shqiptuar edhe 211 gjoba ne trafik për kundërvajtje te ndryshme ndaj shkelësve te ligjit”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale ne Prizren, ka theksuar se do të vazhdoj me aktivitet te tilla edhe ditëve ne vijime, në parandalimin dhe respektimin e masave Anti Covid-19,sipas vendimit te Qeverise se Republikës se Kosovës!
“Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, fton qytetare qe te bashkëpunojnë me policin dhe nëse kanë informacione se ka persona ,apo vende te ndryshme nuk po respektohen masat Anti-Covid19,te rraptojnë menjëherë policinë ,apo stacioni ma te afërt, apo mes linjën se telefonit 192 si dhe për mese aplikacionit digjital Lajmëro Policinë Më qellim te ndërmarrjes se veprimeve te menjëhershme sipas ligjit antcovid-19.Te dhënat e juaja do te ruhet ne kofidencialitet te plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/