Telegrafi

Shkaku i politikës, Mkhitaryan nuk do të luajë në finalen e Ligës së Evropës

Auba duke e festuar njërin gol së bashku me Mkhitaryanin

Javën e ardhshme luhet ndeshja finale e Ligës së Evropës midis Arsenalit dhe Chelseat.

Finalja e garës së dytë më të madhe në Evropë luhet në Baku, e cila gjë i ka shkaktuar probleme skuadrës së Arsenalit.

Sigurit, Gunnersat nuk do të mund të llogaritin në Henry Mkhitaryan për arsye politike, domethënë marrëdhëniet e këqija mes Azerbajxhanit dhe Armenisë së tij.

Këto dy shtete nuk kanë marrëdhënie të mira mes veti për shkak të mosmarrëveshjes mbi rajonin Nagorno-Karabak. Qytetarët armenë nuk mund të hyjnë në Azerbajxhan, dhe ata që hyjnë, duke përfshirë edhe Mkhitarin, mund të arrestohen.

Arsenali gjithashtu përfshiu UEFA-n gjatë gjithë historisë, por nuk arriti të binte dakord rreth ardhjes së futbollistit në Baku.

“Ne jemi të zhgënjyer që ne duhet t’ju informojmë se Henri Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me ekipin në Azerbajxhan në finalen e Ligës së Evropvs kundër Chelseat. Ne kemi hulumtuar të gjitha opsionet dhe kemi marrë vendimin që të mos udhëtojmë gjithsesi”, shkruan në deklaratën e Arsenalit.

Ndryshe, finalja mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 29 maj (e mërkure), me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/