Telegrafi

Shkathtësitë e mahnitshme të një qeni të vogël, kaloi shtegun e garës me shpejtësi enorme (Video)

Gabby është qeni i vogël, që u bë pjesë e një gare në New York, ku befasoi të gjithë me shkathtësitë e mahnitshme.

Derisa pronarja i jepte instruksione, garuesi që nuk është më i gjatë se 20 centimetra, kaloi me shpejtësi enorme shtegun e garës, transmeton Telegrafi.

Me arritjen në cak për 39 sekonda, ai u bë i pari në kategorinë e tij, por jo edhe më i shpejtësi nga të gjithë 3,000 qentë që garuan në këtë aktivitet.

Më i shpejti ishte një qen me madhësi të konsiderueshme, që arriti në cak për 32 sekonda.

“Me këmbë kaq të shpejtës, arrin shpejtësi drite kur është në lëvizje” është komentuar aftësia e tij në garë. /Telegrafi/