Telegrafi

Shkatërruan gjithçka para vetes, demonstruesit shfrynë mllefin mbi pajisjet e ekipeve të gazetarëve para Kongresit amerikan

Skenat e djeshme që kanë ndodhur në Washington kanë shokuar botën. Përkrahësit e presidentit amerikan Donald Trump, janë futur në ndërtesën e Kongresit amerikan.

E derisa ekipe të shumta të gazetarëve mbulonin ngjarjen që po ndodhte në Capitol Hill, përkrahësit e Trumpit tërë mllefin e kanë shfryrë në pajisjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Në një moment ia mësynë kamerave dhe pajisjeve tjera të gazetarëve, të cilat ua përplasin në tokë dhe i shkelin që t’i shkatërrojnë plotësisht.

Mediat botërore raportojnë se në ato momente ata bërtisnin: “Mediat janë armiku i popullit”.

E personat që ishin futur në Kongresin amerikan kanë lënë mbishkrime të ndryshme kundër gazetarëve siç ishte “mbytni mediat”. /Telegrafi/