Telegrafi

Shkatërrohet rreth 70 për qind e qytetit ukrainas Chernihiv

Vladyslav Atroshenko, kryebashkiaku i Chernihiv, tha të dielën se të paktën 70 për qind e qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse.

Ai tha se “pasojat” e sulmit ishin të rënda dhe pasqyronin ato të qyteteve të tjera të dëmtuara rëndë në Ukrainë si Bucha dhe Mariupol.

Forcat e armatosura ukrainase rifituan kontrollin mbi qytetin – tani për tani, por zyrtarët kanë frikë nga më shumë sulme, raporton theguardian.

“Fakti që ata u larguan nuk do të thotë se ata nuk do të kthehen nesër”, tha ai për rusët. “Sot mund të themi se është qetësi, ka pastrim, ka çminim”, shtoi Atroshenko.

Vlerësimi i Atroshenkos vjen pasi grupi kryesor i të drejtave Human Rights Watch lëshoi një deklaratë se kishte gjetur “disa raste të forcave ushtarake ruse që kryenin shkelje të ligjeve të luftës në Chernihiv si dhe në qytete të tjera si Kharkiv dhe Kiev”. /Telegrafi/