Telegrafi

Shkatërrohet një rrjet droge në Itali, transportonin drogë nga Shqipëria dhe Maqedonia

Alsat-M bën të ditur se policia italiane ka shkatërruar një rrjet kontrabande të drogës nga Elbasani, të cilët kanë transportuar drogë nga Maqedonia dhe Shqipëria për në Itali, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë qenë aktiv në veri të Italisë dhe kan kontrabanduar heroin dhe kokain. Droga ka arritur në Itali me mjete të modifikuara motorike, ndërkaq për transport kanë përdorur persona të varfër dhe pa dosje kriminale./Telegrafi/