Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se laboratori ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara bërin të ditur se është rreth 250 mijë euro.
“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Ai tutje ka përgëzuar njësitet e Policisë së Kosovës dhe ka thënë se “padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët”. /Telegrafi/