Site icon Telegrafi

Shkatërrohet banda me shqiptarë e drejtuar nga një grua, kapen gjysmë milionë euro drogë

Policia italiane ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës, në të cilën protagonistë janë sërish shqiptarët.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, operacioni është kryer në Messina dhe ku janë vënë në pranga 3 persona. Ndërkohë që 6 të tjerë janë vendosur në “arrest shtëpiak”.

Mediat italiane raportojnë se mes të arrestuar ka edhe shqiptarë, por pa zbuluar identitetet e tyre. Grupi drejtohej nga një grua bashkë me 2 vëllezërit e saj, ndërsa trafiku kryesor i narkotikëve kryhet nga portet shqiptare drejt Puglias.

Udhëheqësja planifikonte transportin e lëndëve narkotike bashkë me furnizuesit nga Puglia dhe shqiptarët, të ndihmuar nga korrierë besnikë, që shfrytëzonin linjat e autobusëve që shkonin nga Puglia në Messina dhe kalonin ngushticën me anije.

Mësohet se gjatë operacionit, janë sekuestruar 5 kg hashash dhe 50 gram kokainë, e cila sipas autoriteteve nëse do të hidhej në treg kape vlerën e rreth gjysmë milionë euro.

Exit mobile version