Site icon Telegrafi

Shkatërrohen planet për trilogjinë me Dustin Poirierin – Conor McGregor tani përballët me një rival të vjetër

ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - JANUARY 22: (L-R) Opponents Dustin Poirier and Conor McGregor of Ireland face off during the UFC 257 weigh-in at Etihad Arena on UFC Fight Island on January 22, 2021 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Chris Unger/Zuffa LLC)

Conor McGregor duket se ka hequr dorë nga trilogjia me Dustin Porierin, për një tjetër të tillë.

Irlandezi u mposht më 23 janar nga amerikani, e që ishte humbja e tij e parë në karrierë me nokaut.

Por, The Notorious nuk dëshiron të ndalet dhe kërkon që sërish të ketë shansin që të luftojë për titull.

Lexo po ashtu Vetëm katër fjalë - Poirier i përgjigjet McGregorit për trilogjinë

McGregor ka filluar thumbimet me Nate Diazin, me atë që ishte përballë dy herë brenda vitit 2016.

Dyshja thuhet se janë pajtuar në parim që të zhvillojnë edhe përballjen e tretë, mirëpo e gjitha varet nga të ardhurat që do të jenë në tavolinë.

Diaz e ka sfiduar Conorin, duke i thënë se do t’i tregojë se çfarë është një luftë e vërtetë dhe jo ajo me Porierin. /Telegrafi/

Exit mobile version