Site icon Telegrafi

Shkarkohet kryesia e K.B. Yllit

Në një kuvend të jashtëzakonshëm, kryesia, tashmë e vjetër e klubit të basketbollit “Ylli”, e udhëhequr nga Malush Berisha, është shkarkuar në tërësi.

Deri në këtë gjendje ka ardhur pasi kryesia e vjetër për më shumë se tri vjet nuk ka dhënë asnjë raport të punës e as financiar.

Madje, sipas grupit iniciues për këtë, që udhëhiqet nga Ruzhdi Kuçi, që ka folur për TherandaPost, Kuvendi i Punës nuk është mbajtur asnjëherë.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm u thirrën 21 delegatë, ku morën pjesë 11 prej tyre.

Pas shkarkimit të kryetarit të deritashëm, Malush Berisha, kryesuesi i Kuvendit, Ruzhdi Kuçi propozoi grupin punues prej 5 anëtarësh, të gjithë pjesë e klubit ndër vite. Anëtarët janë: Hasan Bytyçi, Mentor Zhuri, Alban Berisha dhe Besnik Bylykbashi. Ndërsa anëtar dhe kryesues i këtij grupi u caktua Naim Berisha.

Dy delegatët që do përfaqësojnë klubin në FBK janë: Fatmir Berisha dhe Vigan Veselaj.

Kurse delegatët Ruzhdi Kuçi dhe Mentor Zhuri do të nisin punën për përgatitjen e Kuvendit të rregullt sipas statutit të Klubit të basketbollit “Ylli”.

Nga e hëna, 2 tetor, kryesia e re ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht për klubin.

Exit mobile version