Telegrafi

Shkarkohet drejtori i Inspeksionit në Podujevë, Mulliqi: U shkarkova shkaku i aksionit të rrënimeve në Orllan

Drejtori i Inspeksionit në Komunë e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se sot nga kryetari i Komunës ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

Mulliqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se vendimi për shkarkimin e tij vjen pas  pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës.

“Shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia të vazhdueshme për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!”, ka shkruar Mulliqi, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se ka pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, “në njërën anë unë në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër ‘Ai’ në tentim për të më penguar!”

“Prandaj, me vendim të kryetarit  nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz”, ka shkruar Mulliqi. /Telegrafi/