Telegrafi

Shkarkohen drejtorët e TEC Manastir dhe TEC Osllomej

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-10 19:55:01Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comrrr—Ô¬

Shkarkohet drejtori i TEC Manastir Zllatko Qurçievski dhe në vend të tij për u.d. emërohet Pece Matevski, drejtor i deritanishëm i Termoelektranës, kumtoi sot SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV).

Në seancën e Bordit drejtues të SHA EMV është sjell vendim për ndryshime kadrovike me të cilën është shkarkuar edhe drejtori i TEC Osllomej Zllatko Piperkoski, ndërsa në vend të tij për u.d. është emëruar Stojan Mickoski, drejtor teknik i deritanishëm në Miniera.

“Në ditët në vijim do të bëhen edhe zhvendosje tjera kadrovike brenda në kombinat, me qëllim të përmirësimit të procesit të prodhimtarisë dhe përballjes me sfidat e krizës energjetike”, paralajmërojnë nga SHA EMV.