Site icon Telegrafi

Shkarkimi i Veliut, Kryesia e LDK-së vendos sot rreth koalicionit me LVV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se në ora 18:00 do të mbajë mbledhje me Kryesinë e LDK-së rreth vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut.

Ai tha se vendimi për shkarkimin e Veliut është i papranueshëm.

“Vendimi për shkarkimin e zoti Veliut është i papranueshëm për neve dhe si e tillë ne do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë së LDK-së. Në ora 18:00 do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë”, tha Mustafa.

I pyetur nëse vendimi i Kurtit do të çojë në tërheqjen e LDK-së prej koalicionit qeverisës, Mustafa ka thënë se pas mbledhjes së kryesisë do të behën të ditura të gjitha vendimet e marra.

Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë së mërkurës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version