Chelsea mund ta shkarkojë Maurizio Sarrin për pesë milionë funte – shkarkimi më i lirë i epokës së Roman Abramovich.
Italiani është në prag të ndëshkimit pas humbjes në finale të Kupës së Ligës kundër Manchester Cityt.
Sarri, 60 vjeç, ka një kontratë valide deri më 2021, por marrëveshja e londinezëve me strategun parasheh një largim të parakohshëm në rast se nuk arrihet objektivat e klubit.
Paketa e ndarjes parasheh që ish-bankierit t’ takojnë pesë milionë funte gjersa anëtarëve të stafit ndihmës nga 1 milion dollarë.
Numri dy i trajnerëve te The Blues, Gianfranco Zola, i cili fiton më shumë se asistentët e tjerçë, pritet të paguhet më shumë në rast të largimit.
Ndërkohë, rusi deri më tani ka larguar nëntë trajner të ndryshëm që nga viti 2003 kur u e bleu klubin anglez.
Ndryshe, shkarkimi i parë i Jose Mourinhos në vitin 2007 mbetet më i shtrenjtë me 18 milionë funte. /Telegrafi/