Telegrafi

Shkarkimi i kyetarëve në veri, shefi i BE-së takon kryetarin e KQZ-së

Shkarkimi i kryetarëve në katër komunat në veri, ishte temë diskutimi në takimin e sotëm mes shefit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kështu ka bërë të ditur shefi i BE-së përmes një postimi në “X”.

Szunyog e ka përgëzuar Radoniqin për përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të grupeve nismëtare për peticionet dhe ka treguar se është interesuar për hapat e radhës dhe për përgatitjet e brendshme të KQZ-së nëse kalohet pragu i 20% .

“Diskutuam procesin e tërheqjes së kryetarëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Ndërsa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare, u interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votën e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20%”, ka shkruar Szunyog. /Telegrafi/