Telegrafi

Shkarkimi i Kreshnik Gashit nga detyra e drejtorit të AKI-së, Qeveria thotë se është çështje e kryer

Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), por për këtë nuk ishte prononcuar Gashi.

Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kryeministri para disa ditësh ka nënshkruar vendimin dhe e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKI-së.

“Kryeministri para disa ditësh ka nënshkruar vendim dhe e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKI-së, Kreshnik Gashi”, ka thënë Baxhaku.

Lexo po ashtu Hoti ia kërkon dorëheqjen shefit të AKI-së

Sipas saj, ky vendim nuk diskutohet dhe hyn menjëherë në zbatim.

Lexo po ashtu Presidenca: U dakorduam me Hotin për kërkesën e dorëheqjes së shefit të AKI-së

“Nuk diskutohet ajo punë, është vendim i kryeministrit dhe menjëherë hyn në zbatim”, ka thënë Baxhaku.

Ndryshe, Gashi ishte emëruar në këtë pozitë në nëntor të vitit 2019, në kohën kur kryeministër në detyrë ishte, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/