Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), por për këtë nuk ishte prononcuar Gashi.
Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kryeministri para disa ditësh ka nënshkruar vendimin dhe e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKI-së.
“Kryeministri para disa ditësh ka nënshkruar vendim dhe e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e AKI-së, Kreshnik Gashi”, ka thënë Baxhaku.
Sipas saj, ky vendim nuk diskutohet dhe hyn menjëherë në zbatim.
“Nuk diskutohet ajo punë, është vendim i kryeministrit dhe menjëherë hyn në zbatim”, ka thënë Baxhaku.
Ndryshe, Gashi ishte emëruar në këtë pozitë në nëntor të vitit 2019, në kohën kur kryeministër në detyrë ishte, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/