Site icon Telegrafi

Shkarkimi më i ëmbël ndonjëherë, trajneri argjentinas do të fitojë një ‘mal me para’ pasi mbeti i pa punë

Marcelo Gallardo do të largohet vetëm pas një viti qëndrim te Al Ittihad, pasi është duke u negociuar largimi i tij.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, trajneri argjentinas pritet të largohet nga posti brenda disa orësh apo ditësh.

Klubi do të përgatiste një kompensim historik prej rreth 30 milionë dollarësh për të përfunduar kontratën e Gallardos, e cila ishte e vlefshme deri në qershor 2025.

Lexo po ashtu Vazhdon ‘lufta’ në Al Ittihad: Gallardo i kërkon Benzemës të stërvitet vetëm, francezi largohet nga seanca stërvitore

Shkarkimi i Gallardo do t’i kushtojë shtrenjtë klubit saudit, me një kosto shtesë për vitin e mbetur në kontratën e tij, si dhe shkarkimin e ndihmëseve të tij prej shtatë anëtarëve.

Pavarësisht sezonit zhgënjyes të skuadrës, me probleme që variojnë nga dëmtimet deri te konfliktet e brendshme, largimi i Gallardo përfaqëson një fillim të ri për Al Ittihad, i cili tashmë është në kërkim të një trajneri të ri të nivelit të lartë, i cili mund të marrë drejtimin e skuadrës së tij plot yje.

Lexo po ashtu Benzema rikthehet në stërvitje me Al Ittihad, qeveria arabe merr përsipër ta zgjidh çështjen e tij

Ndërkohë që situata e Gallardo është zgjidhur, klubi vazhdon të kërkojë një drejtor të ri teknik. Siç raporton gazeta Marca , javët e fundit ka pasur zëra për punësimin e mundshëm të trajnerëve të nivelit të lartë si Maxi Allegri, por ende nuk ka asnjë konfirmim.

Gallarado kishte prishur raportet me Karim Benzeman dhe kjo ishte arsyeja e shkarkimit të tij, derisa ai dështoi edhe të fitoj trofe dhe ta kualifikoj skuadrën në Ligën e Kampionëve të Azisës, pavarësisht yjeve të mëdha që kishte klubi si Benzema, N’Golo Kante, Fabinho e të tjerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version