Veljanoski që nga 6 prilli më nuk është deputet, ai më nuk është as edhe kryetar, prandaj edhe nuk mund të shpall zgjedhje – thotë në një prononcim profesori Shkariq dhe pyet: „Çfarë ruan zotëri Veljanoski tani, pasi që bëri atentat mbi Kushtetutën?, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në vend që ta ruajë të drejtën, ai e ruan ndërtesën e Kuvendit. Domethënë ai nuk është vetëm uzurpator i funksionit të cilin e ka fituar si deputet, që tani më nuk është, por tani është vetëm rojë nate i ndërtesës në të cilën është paraparë një funksion i tillë po të ekzistonte Kuvendi. Sepse tani ekziston vetëm ndërtesa e Kuvendit, por Kuvend si institucion nuk ka që nga 6 prilli – thotë ai.
Duke përkujtuar që kryetari i Kuvendit duhej fillimisht ta nënshkruaj vendimin për zgjedhje, dhe pastaj ta shpërbëjë Kuvendin, profesori Shkariq pohon se Veljanoski ka bërë uzurpim klasik të së drejtës./Telegrafi/