Profesori i së Drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq vler1%son se Ivanov me vendimin për të mos ia dhënë mandatin Zoran Zaevit i cili ka siguruar 67 nënshkrime nga shumica parlamentare e re, ka shkelur kushtetutën për të cilin mund të ngrihet procedurë për përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ivanov ka bërë shkelje të pashembull kushtetues dhe gjeneron krizë edhe më të thellë. Me vetëdije apo pa vetëdije ai e ka drejtuar vendin në gjendje kaotike. Ai mbetet krijues i krizës duke u përpjekur të shkojë kundër vullnetit të qytetarëve, kurse në të njëjtën kohë e ka margjinalizuar Kuvendin. Kryetari kujdeset për unitarizimin, kurse legjislativi ka kompetenca për sovranitet dhe kushtetueshmëri’, vlerëson profesori Shkariq për Faktor.
Profesori vlerëson se janë siguruar të gjithë elementet për formimin e qeverisë e cila do të kishte shumicë parlamentare dhe për atë është e nevojshme menjëherë të thirret për një seancë dhe të bëhet zgjidhja e kryetarit të Kuvendit.
Ai gjithashtu nuk e përjashton mundësinë për përgjegjësi të Ivanovit, nëse deputetët e hapin çështjen për përgjesinë e tij për shkak të shkeljes së kushtetutës. /Telegrafi/