Aborti spontan në të shumtën e rasteve ndodh në tremujorin e parë të shtatzënisë. Sipas doktorëve përjetohet rëndë dhe shpesh lidhet me anomalitë gjenetike të fetusit ose mos pozicionimin e vezës së fekonduar në mitër.
“Shkaktarët e abortit janë të shumtë, duke filluar nga anomalitë kromozomale, problematikat që mund të shfaqen në gravitetin e mitrës, problemet me qarkullimin e gjakut të gruas, këto janë vetëm disa nga shkaqet e aborteve spontane”, ka thënë për emisionin Ninullë, gjinekologia, Edibe Borovci.
Aborti e sidomos ai spontan është një gjendje shumë e vështirë për nënën. Kjo gjendje sa fizike po ashtu edhe emocionale mund të afektojë në stilin e jetës së saj.
Gruaja që përjeton abortin spontan, do të ketë një gjendje jo shumë stabile, si nga ana fizike ashtu edhe psikike, së paku në javët e para. Andaj rekomandohet që trupi të ketë një pauzë para se të mendohet një shtatzëni e radhës.
Sa është e mjaftueshme pauza pas abortit spontan? Sa kohë duhet të pritet deri në shtatzëninë e radhës? A ka raste kur edhe nevojitet trajtim nga psikologia, cilat janë ushtrimet adekuate të jogas që ndikojnë pozitivisht pas një dështimi spontan, këto e shume informata të tjera mund t’i mësoni në linkun më poshtë ku mund ta ndiqni emisionin Ninullë me temën “Abortet Spontane”.
https://www.youtube.com/watch?v=FLL3rUmUyPc