Telegrafi

Shkaku i Tuchel – Van Basten i thotë yllit të Chelseat të largohet nga Stamford Bridge

Marco van Basten e ka këshilluar Hakim Ziyechin që të largohet sa më parë nga Chelsea, pasi Thoma Tuchel është trajner i gabuar për të.

Marokeni u bashkua me The Blues në verën e kaluar nga Ajaxi, mirëpo ka dështuar deri më tani ta tregojë vetën në Stamford Bridge.

Legjenda holandeze i ka bërë të ditur atij përmes një deklarate se është një lojtar fantastik, mirëpo nën urdhrat e Tuchel nuk mund të shkëlqejë.

“Sërish Ziyech në bankën rezervë”, ka thënë fillimisht Van Basten.

“Kur ai futet (në lojë), është si një sulmues. Edhe ai mund ta bëjë këtë, sepse është thjesht një lojtar i mirë. Jam i trishtuar kur shoh rotacionin … Ai thjesht nuk është në vendin e duhur”.

“Werner luan vërtet keq, por a nuk hyn ai më shpesh? Sistemi që luan ky trajner nuk është i mirë për Ziyech. Atëherë si Ziyech duhet të thuash: ‘E dini çfarë? Unë duhet të lutem [të largohem]. Tani bëhet fjalë për Ziyech, sepse nuk kam asgjë me atë njeri”.

“Kjo nuk po shkon mirë. Unë nuk jam duke thënë se është e keqe për Ziyech ose e keqe për atë trajner, por nuk funksionon kështu”, ka shtuar më tej holandezi.

Ziyech po lufton me Christian Pulisic, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi për një vend startuese, derisa sonte blutë përballen me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/