Telegrafi

Shkaku i tërmeteve, Al Trade Center anulon eventin e paraparë për ditën e mërkurë

Al Trade Center njofton të gjithë të ftuarit se për shkak të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të këtij mëngjesi ka anuluar eventin që ishte planifikuar të mbahet më datë 27.11.2019.

Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, kjo kompani shkruan se stafi menaxhues shprehë ndjeshmëri për viktimat që janë prekë nga kjo ngjarje e trishtueshme me shpresë që të mbijetuarit të kenë sa me pak lëndime.

“Urojmë gjithashtu që numri i personave të vdekur dhe dëmet e shkaktuara nga kjo ngjarje të jenë sa më të vogla”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Të nderuar/a

Sot ndodhi një fatkeqësi që preku shumë banorë në qytete të Shqipërisë.

Al Trade Center me keqardhje ju njofton të gjithë të ftuarit se sot për shkak të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të këtij mëngjesi ka anuluar eventin që ishte planifikuar me datë 27.11.2019.

Stafi menaxhues shprehë ndjeshmëri për viktimat që janë prekë nga kjo ngjarje e trishtueshme me shpresë që të mbijetuarit të kenë sa me pak lëndime.

Urojmë gjithashtu që numri i personave të vdekur dhe dëmet e shkaktuara nga kjo ngjarje të jenë sa më të vogla.

Për datën e mbajtjës së këtij eventi do të ju njoftojmë në ndërkohë.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!