Gjersa qeveria federale e Belgjikës lëviz për të forcuar kufizimet në nivelin kombëtar – ku ka vendosur që të gjitha baret dhe lokalet e natës të mbyllen në ora 23:00 – qeveria rajonale e Brukselit ka ndërmarrë hapa për të siguruar që masat e saj lokale janë akoma më të ashpra.
Nga nesër në mëngjes të gjitha kafenetë dhe baret në kryeqytet dhe rajonin përreth tij janë udhëzuar të mbyllen për një muaj, raporton BBC.
Pirja e alkoolit në hapësira publike gjithashtu është e ndaluar, transmeton Telegrafi.
Rregullat lokale gjithashtu parashohin edhe kufizime në tubime, ku lejohen vetëm katër persona të qëndrojnë së bashku.
Ndryshe, Brukseli deri më tani ka regjistruar 134 mijë raste me coronavirus dhe kanë vdekur 10092 persona. /Telegrafi/