Juventus do të luajë ndeshjet para përgatitëse të sezonit të ardhshëm vetëm në Azi.
Sipas New York Times, organizatorët e Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve kanë planifikuar që “Zonja e Vjetër” të luajë vetëm jashtë SHBA-ve, Kinës dhe Singaporit.
Arsyeja për këtë janë problemet ligjore që Cristiano Ronaldo ka me autoritetet amerikane, ku po hetohet për përdhunim të amerikanes, Catherine Majorga.
Futbollisti pretendon të jetë i pafajshëm që nga paraqitja e akuzave, edhe pse dhjetë vjet më parë avokati i tij ka paguar bukuroshen që të hesht për incidentin që thuhet se ka ndodhur para dhjetë vjetëve në Las Vegas.
Një zëdhënës i klubit, i cili është i vendosur të fitojë titullin e tetë të Serie A, këmbënguli se “shkuarja në lindje” në Azi ishte normale pasi kaloi para sezonet e fundit në kupën në Amerikë.
Vitin e kaluar, Juventusi luajti në New Jersey, Philadelphia dhe Landover në Maryland. /Telegrafi/